Tregimi i Diellzës për angazhimet e saja në Klubin e Karrierës në Gjimnazin “Xhavit Ahmeti”

Data e Publikimit 24.09.2021

Diellza Kurteshi sapo ka përfunduar studimet pranë gjimnazit “Xhavit Ahmeti”, në Gjilan. Gjatë viteve të studimit ajo ka qenë e angazhuar në Klubin e Karrierës, iniciativë e nisur nga Programi i USAID-it “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” (ASSET).

Kur Diellza i kuptoi ambiciet e saja dhe dëshirën për t’i zhvilluar kryesisht shkathtësitë udhëheqëse iu bashkua bashkëmoshatarëve të saj të cilit në mënyrë vullnetare drejtojnë Klubin e Karrierës. Gjatë intervistës me të ajo tha se idetë kreative, entuziazmi dhe dëshira për të punuar së bashku e ka shtyrë që të angazhohet dhe kontribuoj si anëtare vullnetare për Klubin.

Diellza, në hapësirën krijuese “Makerspace”, e krijuar nga Programi ASSET.

“Unë në angazhimin tim doja të gjeja se cila copëz e mozaikut të shoqërisë isha unë, dhe si mund t’i ndihmoja asaj. Ishte po Klubi i Karrierës ku unë zbulova mëtej për shkathtësitë e mija për hartim, koordim, planifikim e realizim të ideve”, u shpreh Diellza.

Tutje ajo shtoi se koncepti dhe rëndësia e Klubit të Karrierës, me theks në dukimin për orientim në karrierë, dhe njohja me profesionet e kanë bërë që t’i bashkohet kësaj iniciative që kontribuojn në të mirën e përgjithshme.

Diellza ishte përgjegjëse në organizimin e sesioneve informuese me të ftuar si Driton Kuka (trajner i xhudos dhe ish-kampion i xhudos në ish-Jugosllavi), Uta Ibrahimi(gruaja e parë shqiptare e cila është ngjitur në malin Everest), Uliks Gjonaj(instruktor policor). Në angazhimet e saja si anëtare e Klubit, ajo mësoi se si të punoj në ekip, mënyrën më të mirë për të komunikuar si me individë ashtu edhe me grupe më të mëdha.

“Kur shoh në sytë e bashkëmoshatarëve të cilët ndjekin sesionet tona, teksa iu shkëlqejnë sytë kur dëgjojnë storie të arta, trofe të fituar e eksperienca me histori triumfi, kjo po që është motivuese dhe më jep fuqinë për të besuar në suksesin tonë si shoqëri”, shprehet Diellza. Tutje, ajo potencon rëndësinë e koorindimit në mes të kryetarit, anëtarëve dhe mentorit të klubit për zhvillimin e aktivitete argëtuese për nxënësit, por edhe që u ndihmojnë atyre të marrin vendime që përcaktojnë rrjedhën e zhvillimit profesional përmes orientimit të hershëm në karrierë.

Gjatë takimeve për organizimin e ngjarjeve

Edhe mentori i këtij Klubi, mësimdhënësi Pajtim Rashiti thotë se Klubi i Karrierës është mënyra e duhur për të përgatitur të rinjtë për jetë dhe punë, duke iu zhvilluar kompetencat dhe shkathtësitë e buta. “Nxënësit tanë sikurse Diellza janë kuadër premtues, me potencial dhe pa dyshim se do të kenë një karrierë të suksesshme në të ardhmen!", tha ai.

Përfshirja në aktivtete jashtëshkollore i ka ndihmuar Diellzës që të bëhet komunikuese efektive, qytetare e përgjegjshme, dhe të mendojë në mënyrë krijuese dhe kritike. Ajo në fund ka një mesazh për të rinjtë duke i bërë thirrje të angazhohen në Klubin e Karrierës.

“Nën ombrellën e pëpjekjeve të sinqerta për të kuptuar se ku përkisni, shtrojani pyetjen vetes se kush dua të bëhem, cili dua të jetë roli im dhe çka duhet të ndërmarrë për të arritur një gjë të tillë. Sigurisht qe do arrini në përgjigjjen për përfshirjen si vullnetarë apo anëtarë në programe si ky i Klubit të Karrierës, ngase e bukura e këtyre aktiviteteve shumëngjyrëshe është se ju do të mësoni shumë gjëra të reja për veten tuaj, mbi atë çka ju pëlqeni më shumë” – fjalët përmbyllëse dhe inkurajuse nga Diellza.

Programi “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” – ASSET ka krijuar 16 Klube të Karrierës në 16 shkollat partnere (gjimnaze) të Programit. Përmes këtyre aktivitete, nxënësit zhvillojnë shkathtësi si: puna ekipore, komunikimi, të menduarit kritik, hulumtim, shkathtësi ndërmarrëse e shumë të tjera që ndikojnë në përgatitje për jetë dhe punë. Programi ASSET financohet nga misioni i USAID në Kosovë, dhe menaxhohet nga Qendra për Arsim e Kosovës në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital.